C. Ronaldo i bën vetes super-dhuratë pas humbjes me Milanin...

 




Cristiano Ronaldo është një i apasionuar i madh i super-makinave të shtrenjta. Shpejt do të mund t’i shtojë një tjetër makinë koleksionit të tij: një Ferrari Monza, një seri speciale me prodhim të kufizuar (çmimi 1,6 milionë euro), që risjell format tipike të anijeve garuese të para.

 Kampioni i Juventusit, mëngjesin e së hënës ka shkuar në kompaninë në Maranello. Ai ka mbërritur atje me helikopter, i shoqëruar nga presidenti i klubit bardh e zi Andrea Agnelli dhe nga presidenti i Ferrarit, John Elkann.

Futbollisti ka vizituar linjat të modeleve prej 8 dhe 12 cilindrash, i shoqëruar nga drejtori i prodhimit Vincenzo Regazzoni.