Khloe Kardashian ka nxitur thashethemet se është fejuar pasi ka postuar një foto ku tregon një unazë të madhe diamanti.
Khloe tregoi thonjtë e saj të gjatë, por e gjithë vëmendja u fokusua tek unaza gjigante që mbante në gisht, shkruan “Daily Star”.
135 milion ndjekësit e saj dolën në përfundimin se ylli i televizionit është fejuar me të dashurin e saj, Tristan Thompson.
Kjo nuk është hera e parë që një unazë shihet në gishtin e Khloe-s, sepse ajo po e shfaq atë më shpesh në postimet e fundit në Instagram.
Çifti është munduar të ruajë privatësinë që nga ndarja e tyre në 2019 pasi Tristan e tradhtoi Khloe-n me mikeshën e familjes së tyre, Jordan Woods.
Dyshja kohët e fundit konfirmuan se ishin përsëri së bashku. Në episodin e javës së kaluar të “Keeping Up with the Kardashians”, Khloe zbuloi se kishte qenë shumë e stresuar për të bërë publike marrëdhënien e saj me lojtarin e “NBA”.