Anxhela Peristeri do të këndojë në natën e dytë gjysmëfinale në Eurovision, sipas listës së publikuar nga festivali më i madh i këngës në Evropë.
Nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision” do të mbahet më 18 maj, nata e dytë gjysmëfinale më 20, ndërsa finalja e madhe do jetë më 22 maj në Rotterdam.
Në listën e publikuar nga Eurovision, Anxhela Peristeri është renditur e 11-ta në listën e këngëtarëve që do performojnë në natën e dytë gjysmëfinale.