Ika nga Italia sepse ndihem Shqiptare.
Kemi parë shpesh nëpër filma dhe kemi dëgjuar shpesh, sesi emigrojnë shqiptarët nëpër vendet më të emancipuara ekonomikisht dhe duke mos e kthyer më koken mbrapa atje nga ku mësuan të ecin në hapat e parë të jetës nga vendi ku folën për herë të parë gjuhën e mëmës,dhe nga aty ku mësuan Abc Shqipe.
Ndodh gjithmonë në ditët e sotme,të dëgjojmë nga rinia shqiptare fjalët e mëposhtme
– se këtu nuk jetohet duhet patjetër të ikim nga ky vend, ku nuk na jep asnjë të ardhme, dhe kuptimi jetës nuk na pëlqen .Veshi ynë na dëgjon këto fjalë së degjuari nëpër kafene ,rrugë apo sheshe e parqe ku ngacmohemi nga bisedat e shumta e të rinjëve Shiptarë.Po të pyesësh të rinjtë Shqiptarë shumica prej tyre duan të largohen drejt vendeve të BE.
Por, pse të rinjtë shqiptarë duan ta braktisin vendin e tyre?
Sipas INSTAT-it, në tremujorin e dytë të vitit papunësia për moshat nga 15-29 vjeç ishte 22.6 për qind, gati dy herë më e lartë sesa papunësia mesatare. Por, më shumë sesa mungesa e punës, të rinjtë i largon humbja e shpresësm,dhe besimit në vetvehte.
“Sepse këtu nuk ka të ardhme”, tha një e re shqiptare.
Mes të rinjve ka dhe nga ata që e shohin të ardhmen në Shqipëri. Por kjo është pakica…E tille eshte edhe Aktorja Sidita Llukaj me origjinë Shqiptare e djepit të një kulture Shkodrane që braktisi Italinë për të ardhur në vendin e saj sepse ndihet Shqiptare dhe të nisi rrugëtimin e saj drejt Kinematografisë Shqiptare.
-Si nisi rruga drejt Kinematografisë për ju Sidita ?
Kam pasur deshirë që në fëmijërinë
time të bëhesha aktore.Isha ende e vogël kur prindërit e mi nisën emigrimin
drejt Italisë.Shqipëria po kalonte një
trazcion fillimin e viteve 90.Varfëria në Shqipëri kishte arritur kulmin
trazirat sapo vinin e i shtoheshin vendit.Ika natyrisht me atë breng si cilido
femijë kur le shtepine e tij apo të saj,për të mos gjetur më ato kukullat ato zhurmat e lagjeve, atë lojën me litar ose
me peta me shoqet e lagjes,por jo për të mos i kujtuar më edhe atje përtej
detit me mall dhe nostalgji të madhe.Në Itali isha e gezuar por dalngadalë kur
ritesha më mungonin të afërmit por me kalimin e kohës normal që emigrimi fillon
të peshojë dhe të mungon gjithshka nga fëmijeria jote.
Shqipëria më ka munguar shumë,normal është
vendi im dhe e dua,por falenderoj prindërit e mi që nuk ma larguan gjuhën
shqipe nga shpirti zemra dhe nga e folura e përditëshme, sado që kisha shumë
vështirësi dhe akoma kam në të folur , por ndihem shqiptare dhe flas shqip.
Mbaj mend kam qenë duke folur me një mik timin në një konkurs bukurie në Firence,ku gjithshka filloj nga ai konkurs mode, i shpjegova gjithshka ku flinte ëndrra ime.Sot është nje mik imi shumë i mirë.Më sugjeroj shkollën Kinematografike më të mirë në Firence. U perzgjodha në pesëshen më të bukur të vajzave, dhe arrita deri në finale ku dhe u perzgjodha si Miss Moda 2006 dhe fituese e cmimit te parë Miss 360 gradë,ku gjithshka nisi nga aty. Mbas këtyre cmimve dola nga moda dhe nuk vazhdova më për asnjë moment asnjë ditë më shumë.Rregjistrohem në Shkollën Kinematografike të Firences dhe nisa rrugëtimin drejt artit Kinematografik Italian dhe Botëror,studiova kinematografinë Italiane dhe Botërore.
-Cfare ishte emigrimi per ty ?
Emigrimi jo vetëm për mua po për
cilindo njeri që vendos të largohet për një jetë më të mirë,mund të them që
është një luftë me veten për më të mirën tënde dhe të familjes dhe jetës tënde.Normalisht
që ka sfidat e veta por që ta mpshtësh emigrimim duhet vërtet të jesh shumë
këmbngulese për të gjitha objektivat që I ke vënë vetes dhe ti arrish në një vend ku gjitshka
ti e fillon nga fillimi,natyisht gjithmonë ,me shpresë dhe nje besim me
vetvehte.
-Të ka munguar
Shqipëria? Shqipëria normal më ka munguar,është
vendi im dhe e dua.E kujt nuk do ti mungonte Shqipëria po të ndihej vërtet
Shqiptarë me shpirt e zemër.
- Juve flisni një italishte perfekte,si u bë e mundur mos harrimi I gjuhës Shqipe në jetën tuaj?
Asnjëherë nuk e kam harruar gjuhën
Shqipe,që në vegjëli kam dashur të flas shqip,edhe pse kam emigruar e vogël familja
nuk ma ndau kurrë gjuhën shqipe sepse jemi ndierë gjithmone shqiptarë dhe unë ndihem shqiptare.
-Cfarë mendoni rreth filmit në Shqipëri?Pra
a ka Kinematografi Shqipëria?Si e shikon ndryshimin e para viteve 90 dhe Kinematografinë Shqiptare
pas viteve 90.
-Shqipëria ka Kinematografi ka aktor të mëdhenj,para viteve 90-të ka pasur nje prodhimtari të madhe filmi Shqip,sepse vet sistemi i asokohe propagandën më të madhe e bënte nëpërmjet filmave.Jam shumë e afeksionuar pas filmit bardh e zi dhe atyre filmave,ku cdo gjë ka një evolucion ndër vite.Filmi Shqip ka aktor dhe rregjisorë të mirë si para viteve 90-të dhe si tani.Prodhimtaria e filmit ka projkete të pakta në filmin Shqip dhe të them të drejtën sjam e informuar në këtë gjë,për të vetmen arsye se kam pak që jetoj në Shqipëri,por kam pare dhe disa filma Shqiptarë në bashkëpunime të huaja të kohëve të fundit.
-Cfarë është për ju bota e filmit?
Për
një aktore ska gjë më të bukur të aktrosh,mund të jetosh njëqind jetë të
ndryshme.Bota e filmit atje brenda kur futesh në të është cdo gjë e bërë me
shpirt dhe me sinqeritet,me dashuri për filmin jep padyshim një lidhje
shpirtërore,me zemër dhe sinqeritet,është si një ylber ngjyrash që të jep
ngjyra të ndryshme plot emocione.
-Cilat
janë ambiciet e tua,?dhe pikat tuaja të forta dhe të dobëta ku prekeni më shpesh?
Ambiciet
e mia janë të eci në kinematografinë Shqiptare,sepse ndihem e tillë,një
Shqiptare që do vendin saj.Pika ime e dobët është familja ime pasi është viti I
pare që po jetoj nëShqipëri pa familjen time,dhe e ndjej shumë mungesën e
tyre.Pika ime e fortë është koforcia pozitive në art kinematografi sepse duke
krijuar besimin tek vetja,për një qëllim të caktuar dhe për ecjen përpara drejt
suksesit.
-Të flasim pak për projketet tuaja në Itali.Cilat ishin ato më të spikaturat e suksesit tuaj atje?
Jeta
ime mori një drejtim tjetër,që kur familja ime u transferua në Belgjik lash
projketet e filmave e cdo gjë përsa I përket filmit ngaqë edhe situate në Itali
u rëndua teje mase problemet ekonomike vështirësitë e shumta dhe viti dymijë e
tetëmbedhjetë na gjeti atje.Ishte një vendim që e mora vetë sepse mu desh të
shkoja pranë familjes sime.Kjo nuk do të thotë që projketet nuk do ti përfundoj
deri në fund plus, që u shtua dhe koha pandemike e ketij situacioni bllokimi
global dhe uroj që të dalim sa më shpejt nga kjo krizë që të kthehem sërish tek
projektet e filmave ku jam dhe aktore protagoniste por edhe ne role episodike.Ishte
një vendim imi dhe në një mospëlqim nga familja ime për
këtë vendim që mora,por dua të shtoj me bindje se familja është për mua shumë e
rëndësishme dhe shtoj përsëri bindjen se nuk vë asgjë përpara saj as karrierëm
as suksesin.Mendoj se nuk ka jetë më të trishtueshme sesa të biesh për të
fjetur dhe të ndihesh bosh vetëm pa familje me kupën e suksesit dhe triumfeve
të tua që të shoqërojnë kudo gjithmonë e vetme.Karriera mund të gëzoj por pa
dashuri që ta dhuron vetëm familja nuk ka kuptim jeta.
-Cilat janë projketet e ardhshme mbas mbarimit te pandemisë?
Nuk mund të them shumë por do të jetë gjithshka
surpriz.Kam disa projkete filmash që shumë shpejt
do ti shikoni në kinematografinë Italiane.
-Cilat janë filmat që pelqeni në
Kinematografinë e huaj?Ato më të spikatura për jut ë cilido zhanër?.
Filmi është pafund I bukur në cilindo
gjini qoftë.Personalisht unë jam shumë e dhëme mbas filmit autor,dhe preferoj
me shume të shoh aksion romantik,dramatik dhe mister.Do të vecoja shumë filma
të cilët spikaten shumë nga kinemaja
Italiane ,di IL grande Gatsby,L’avvokato del Diavolo,La migliore Offerta,Che
dio chi Aiuti,Caterina e le sue Figlie,
L’onore e il
Rispetto,IL Cacciatore e la Regina di Ghiaccio, Le Bambole, Madre mi
Aiuti,Bajrangi Bhaaijaan etc.
Nuk mund të them që
kam një idhull që dua ti përngjaj.Në kinematografi kam dashur dhe dua të jem
vetja,natyrisht që admirime dhe simpati,ka në kinametagrafi,në film e kudo.
Padyshim ajo që ti krijon ne kinematografi në cfarë do lloj karakteri personazh
apo role të dyta protagoniste apo të tjera,është personaliteti që ti krijon në
vetvetë dhe karakteri i vecantë që ti përpiqesh të krijosh.Do te flisja me
shumë admirim për aktor që po lenë gjurmë ne kinemanë botrore si Leonardo Di
Caprio,Keanu Reeves,Charlize Theron,Valeria Fabrizi,Elena Sofia Ricci,Giuliana
de Sio,dhe e madhja që nuk është ,ë midis nesh Virna Lisi që bëri epokë ne
kinemanë italiane dhe botërore.
-Bashkëpunimi me rregjisorët Shqiptar si do ti prisni ftesat nëse ju ftojnë ne projektet e tyre ?
Intervistoi : A /M