Kalaja e Shkodrës e koreografuar nga Majlajdo Gala

1 - Majlajdo sapo keni publikuar koreografinë tuaj më të re Rozafa e cila është një ndër legjendat më të bukura Shqiptare. Cili ishte qëllimi i kësaj koreografie? M - Kalaja e Rozafës ka qënë gjithmonë një mistikë për mua si krijues dhe kisha shumë dëshirë ta koreografoja duke e bërë pjesë të albumit tim koreografik. Kjo video ka disa qëllime por ai kryesori është mesazhi mbi vlerën dhe jetën e njeriut. Sakrificat në atë kohë kur ngjarja ka ndodhur quheshin heroizma, por në thelb të llogjikës dhe kuptimit jeta është e shenjtë dhe ne duhet ta mbrojmë atë. Një tjetër qëllim është vënia në skenën e TKOB si një balet i mirëfillt, por edhe ngjarje të tjera Shqiptare të vendit tonë. 2 - Jeni në realizimin e një Albumi Koreografik i cili duhet thënë krijohet për herë të parë nga një Koreograf/Balerin . Si të ka lindur idea dhe a ka një finalizim të tij ? M - Duke e dashuruar këtë profesion doja ti jepja një rëndësi të vërtetë duke e vënë koreografinë dhe kërcimin në rradhë të parë dhe jo sikurse trajtohet në Tv ose shfaqje si një art plotësues. Kërcimi është arti i lindjes dhe vdekjes ndaj duhet treguar shumë më shumë respekt dhe vlersim ndaj tij. Ky album titullohet 13 Shigjetat dhe deri më tani janë publikuar 5 prej tyre. Kur të vijë publikimi i 13 atëherë do të pasohet me një shfaqje në skenë.
3 - Në karrierën tuaj artistike bëjnë pjesë edhe patentat ndërkombëtare si DWTHS, X Factor dhe The Voice. Si kanë qënë për ty këto eksperienca ? M - Këto eksperienca kanë qënë magjike duke më dhënë një njohje më të gjerë në publik dhe mundësi të arta në tregun europian të kërcimit. Më shumë impakt këto patenta janë jashtë Shqipërisë duke të dhënë një status dhe vlerë si artist.
4 - Cili është çelësi i suksesit të një balerini dhe keni ndonjë sygjerim për brezat e rinj? M - Duke qënë se baleti është cilësuar si arti i perfeksionit që të kesh sukses në të të duhet shumë motivim, vullnet, disiplinë, ego dhe çelësi i suksesit do të të hapë dyer shumë të rëndësishme për të ardhmen. Për sa i përket brezave të rinj i sygjeroj të punojnë fort dhe synimi duhet të jetë skena për të performuar dhe jo rrjetet sociale. 5 - Pas fitores në Beteja Koreografike na trego si ka qënë bashkëpunimi me E Diela Shqiptare ? M - Mendoj që bashkëpunimi ka qënë profesional dhe i frytshëm nga të dyja palët. Ardit Gjebera është një ikonë e televizinit dhe artit Shqiptar që do të thotë për mua ishte një prestigj të punoja me të dhe stafin e Diela Shqiptare. Pas disa vitesh e kujtoj si një eksperiencë shumë të bukur që unë kam kaluar dhe ndihem mirë që kam lënë një frymë tjetër koreografie në atë emision.
6 - Kush do të ishte bashkëpunimi juaj më i suksesshëm dhe cila është arritja juaj më e madhe deri tani ? M - Sukses do të ishte një koncert dhe tur si koreograf dhe kërcimtar me artisten botërore Lady Gaga kurse për sa i përket arritjes më të madhe deri më tani mendoj se është kontrata tashmë 6 vjeçare si profesor në shkollë baleti në Austri. Eksperienca televizive dhe ajo në teatër më kanë ndihmuar në pedagogji, por ajo që aprovoi kontratën time ishte masteri në Koreografi ndaj ju sygjeroj se nëse do të jeni pjesë e botës së zhvilluar atëherë studioni dhe diplomohuni pasi është një investim shumë i vlefshëm. 7 - Një mesazh të fundit që do të jepnit? M - Luftoni dhe punoni shumë në fokusin ose ëndrrat që keni pasi nuk ka kohë për tu humbur.
https://www.youtube.com/user/majlajdo https://www.instagram.com/majlajdogala/ https://www.instagram.com/frame.company.albania/