Nocioni i vëzhgimimit dhe transportimi në oqean brenda disa minutash duket tepër fantastik.
Pronarët e super jahteve së shpejti mund të jenë në gjendje ta bëjnë këtë falë një modeli të ri që siguron një “përvojë të jashtëzakonshme” për deri në shtatë persona në bord.
Koncepti Hydrosphere mundëson zhytjen e pronarit dhe mysafirëve në mjedisin përreth oqeanit.
E përshkruar si një hapësirë ”për të ndarë momente magjike dhe për t’u futur nën ujë shpejt”, projektuesit e saj thonë se ofron një përvojë të afërt me atë të zhytjes në thellësi të oqeanit.
Zbulimi i këtij koncepti të ri nga Gresham Yacht Design vjen ndërsa kërkesa për zhytjet personale po rritet.
Vitin e kaluar, kompania luksoze me bazë në Florida Triton Submarines dorëzoi “nëndetësen” e parë me gjashtë persona që mund të zhytej në 1.000 metra (3,280 këmbë) dhe e njëjta kompani shiti një zhytëse me 24 vende, Triton DeepView 24.
Ndërkohë, kompani të ndryshme të anijeve turistike kanë investuar vitet e fundit – Genting Cruise Lines të Azisë ka të paktën katër anije të pajisura me nëndetëse të furnizuara nga kompania Hollandeze U-Boat Worx .
Pavarësisht se koncepti Hydrosphere nuk arrin të zhytet në thellësitë e mëdha , pa dyshim që do të jetë një tipar jashtëzakonisht tërheqës për ata që duan të shohin më shumë nga bota nënujore.
“Ekziston një kërkesë e madhe për zhytje personale, të cilat kërkojnë hapësirë të nëndetëses dhe operacione të specializuara për t’u vendosur, gjë që kërkon kohë,” i tha themeluesi i Gresham Yacht Design, Steve Gresham CNN Travel.
Koncepti Hydrosphere është i pajisur me ndriçim në bord, kështu që ata që janë në bord mund ta përdorin atë në çdo kohë që dëshirojnë, edhe kur jahti po udhëton me një shpejtësi maksimale.
“E vetmja mënyrë tjetër për të përjetuar këtë lloj eksperience është të zhyteni me një zhytës profesionist”, thotë Gresham.
“Sidoqoftë, kjo kërkon kohë. Nëndetësja jonë kërkon disa minuta për t’u zhytur , që do të thotë se nuk e humb atë moment kalimtar kur një krijesë e bukur deti noton pranë.“
Sipas Gresham, koncepti mund të zbatohet për çdo anije ekzistuese me madhësi 90 metra ose më shumë si një riparim, “por rruga e preferuar do të ishte integrimi i tij në një projekt të ri ndërtimi”.
Në fund të fundit, çmimi për këtë projekt është i vështirë të vlerësohet, pasi do të përfshijë ose rindërtimin e një anije ekzistuese ose përfshirjen e tiparit në një ndërtim të ri.
Por është e sigurt se çdokush që dëshiron të ndërtojë një të tillë do t’i duhet të investojë.
Koncepti tashmë po merr shumë interes, kështu që ekziston një shans që ai të realizohet brenda disa viteve të ardhshme.
“Teknologjia dhe mënyra e dijes për ta bërë këtë ide në realitet tashmë ekziston, kështu që nuk do të ishte e vështirë të ndërtohej”, thotë Gresham.
Ai dhe pjesa tjetër e ekipit në Gresham Yacht Design janë të etur për të çuar përpara konceptin dhe shpresojnë se do të jetë fillimi i një mënyre të re të përjetimit dhe studimit të oqeanit.
“Kushdo që e do detin dhe dëshiron të zhytet në mjedisin e tij do të tërhiqet nga kjo ide,” shton ai.