Doli për të festuar hapjen e bareve, Chloe Ferry tradhtohet nga veshja! Ylli i televizioneve mbulon gjoksin me…

 

Doli për të festuar hapjen e bareve, Chloe Ferry tradhtohet nga veshja! Ylli i televizioneve mbulon gjoksin me…


Veshja e fundit që Chloe Ferry kishte zgjedhur për të pirë në një bar, për pak sa nuk e tradhtoi bukuroshen e “Georgia Shore”.


25-vjeçarja publikoi disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram për të “festuar” me ndjekësit hapjen e bareve dhe të klubeve, të cilat kanë qenë të mbyllura për një kohë të gjatë në Newcastle, për shkak të pandemisë, raporton “The Sun”.


Chloe kishte veshur një body të zi, që i theksonte format bombastike, por ajo që ra në sy ishte dekolteja shumë e hapur, e cila pothuajse i tregonte çdo gjë.


Kjo është hera e parë që njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar mund të dalin të festojnë në bare që pas mbylljes së tretë të vendit në muajin dhjetor të vitit të kaluar.


Chloe po e shijon jetën në maksimum, pasi vetëm javën e kaluar arriti të blinte shtëpinë e ëndrrave.


Rezidenca prej 1.1 milion paund është e gjitha për të, ashtu sikurse edhe një “Lamborghini” në ngjyrë të kuqe që qëndron në oborr.

Ferry ka shpenzuar rreth 160,000 paund vetëm për makinën luksoze dhe raportohet se të ardhurat e saj sa vijën e rriten gjithnjë e më shumë.